Telegrafi

Grabitja e armatosur në një market në Mitrovicë, i dyshuari ka marrë rreth 800 euro

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së armatosur në një market në jug të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 20:55, në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.

“Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë intervistuar tre viktimat dhe dy dëshmitar, nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/