Telegrafi

Grabitet një shtëpi në Prizren

Foto: Arkiv

Disa persona të panjohur në një shtëpi kanë grabitur para të gatshme dhe disa kartela bankare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:25, në Prizren.

Siç thuhet në raport, rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty i kanë grabitur para të gatshme, disa kartela bankare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/