Telegrafi

Grabitet një person në Obiliq, ia marrin paratë dhe një unazë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, të mitur pasi të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht një person dhe ia kanë grabitur paratë dhe një unazë.

Rasti ka ndodhur në Obiliq, më 24 gusht, ndërsa personat janë arrestuar më 26 gusht.

“Obiliq 24.08.2021-19:45. Me 26.08.2021 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur), pasi që të njëjtit duke e sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i kishin grabitur një shumë parash dhe një unazë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/