Telegrafi

“Grabitet” në emision vajza e Sabianit – artisti reagon për ta ndihmuar vajzën

Në emisioni “Kojshia Show” është bërë tashmë e zakonshme që të befasohet të ftuarit.

Kësaj radhe të ftuar ishin këngëtari i njohur, Sabiani, së bashku me vajzën e tij Keisi Medini.

Artisti pati rastin që të shpalos shumë të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, e po ashtu edhe të flas për raportin me vajzën.

Por, ata nuk mund të shpëtonin pa një kamerë të fshehur nga moderatori i emisionit, Sadri Imeri.

Në skenë u paraqitën disa persona të panjohur, të cilët tentuan që të “grabisnin” Kejsin, por reagimi i Sabianit ishte i menjëhershëm.

Ai vendosi që të konfrontohet me të panjohurit, teksa ata tërhiqnin vajzën e tij bukuroshe.