Në emisioni “Kojshia Show” është bërë tashmë e zakonshme që të befasohet të ftuarit.
Kësaj radhe të ftuar ishin këngëtari i njohur, Sabiani, së bashku me vajzën e tij Keisi Medini.
Artisti pati rastin që të shpalos shumë të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, e po ashtu edhe të flas për raportin me vajzën.
Por, ata nuk mund të shpëtonin pa një kamerë të fshehur nga moderatori i emisionit, Sadri Imeri.
Në skenë u paraqitën disa persona të panjohur, të cilët tentuan që të “grabisnin” Kejsin, por reagimi i Sabianit ishte i menjëhershëm.
Ai vendosi që të konfrontohet me të panjohurit, teksa ata tërhiqnin vajzën e tij bukuroshe.