Telegrafi

Grabitet filiali i një banke në Çagllavicë, policia vihet në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një grabitje të armatosur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë.

Pas marrjes së këtij informacioni, strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila është identifikuar nga ana e policisë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.