Dy persona babë e bir, janë plagosur derisa disa persona të armatosur kanë tentuar grabitjen e një argjendarie në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
“Gjatë tentimit për të kryer grabitje, disa persona të armatosur kanë plagosur babë e bir që dyshohet se janë pronarë të argjendarisë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Telegrafin.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, ndërsa nuk dihet ende se a kanë grabitur apo jo gjësende në këtë lokal./Telegrafi/