Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.
Viktima femër kosovare e ka raportuar rastin, ku derisa ka qenë duke hapur lokalin të të cilin punon janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë kanë arritur të grabisin para të gatshme.
E njëjta po ashtu ka pranuar tretman mjekësor, pasi ishte e shqetësuar.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 22.04.2020 – 06:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka hapur lokalin ku punon pa papritmas janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë kanë arritur të grabisin para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/