Site icon Telegrafi

Grabiten para nën kërcënim të thikës në një market në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes ka ndodhur sonte në rrugën “Rustem Statovci” në Prishtinë, kur një person duke kërcënuar me thikë i ka marrë 50 euro arkëtares.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka njoftuar se i dyshuar ka grabitur 50 euro dhe ka ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

“Në ora 17:26, policia është njoftuar për një rast grabitje në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Një person në një market, nën kërcënimin e një thike, ka arritur të grabisë 50 euro nga arkëtarja e marketit. Nuk ka persona të lënduar me këtë rast, ndërsa personi i dyshuar ka ikur”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me trajtimin e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version