Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gra nga Venezuela kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave.
Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, të premten në ora 01:00.
“Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/