Telegrafi

Grabitën 1000 euro dhe shkuan në plazh të çlodheshin, policia arreston 22-vjeçarin shqiptar ndërsa dy grekë në arrati

Të bindur se nuk ishin identifikuar dhe kishin përfunduar me sukses grabitjen, dy hajdutët e dyqanit të duhanit të Rrugës Apapafos, ikën të qetë në plazhin Afissos, ku u shtrinë në rërë për t’u çlodhur, pas vjedhjes.

Kështu shkruajnë sot mediat greke, të cilat hedhin dritë mbi ngjarjen e para disa ditëve, ku protagonist ishin tre të rinj, 19-vjeçari grek, 22-vjeçari shqiptar dhe 34-vjeçari grek.

Ata u arrestuan para disa ditësh dhe sot kanë dalë në gjyq, ku shqiptari ka kërkuar falje, madje ka kërkuar edhe një afat kohor për fillimin e javës tjetër, për të gjetur një avokat mbrojtës.

Shqiptari 22-vjeçar, akuzohet se ishte ai që kërcënoi me pistoletë punonjësin 31-vjeçar të dyqanit të duhanit. Mbi te rendon akuza për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, ndërsa gjate një kontrolli ne shtëpinë e tij u gjet dhe sekuestrua 111 gram hashash dhe gjithashtu një shumë prej 400 eurosh, që besohet se vjen nga shitja e drogës.

Burimet thonë se vetëm 22-vjeçari e pranoi aktin e tij, duke pretenduar se ai kishte grabitur dyqanin e duhanit sepse i duheshin para.

Ngjarja ndodhi disa dite me pare rreth orës 4.10 të mëngjesit të së enjtes, ku tre te rinjtë morën nga arka e dyqanit rreth 1.000 euro.