Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka grabitur një kazino dhe ka kërcënuar me thikë punonjësin. Më konkretisht polica ka arrestuar shtetasin Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në mbrëmjen e datës 14.09.2017, nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të një kazinoje të kryeqytetit një shumë lekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.