Anësori i Borussia Dortmundit, Mario Gotze, iu është ofruar klubeve italiane, Milan dhe Roma – raporton Gazzetta dello Sport.
Lojtari gjerman nuk ka arritur të lë përshtypje në Signal-Iduna Park, ashtu që nuk e ka bindur klubin gjerman që t’ia rinovojë kontratën, e cila i skadon në muajin qershor.
Gazeta italiane njofton se kampioni i botës iu është ofruar dy klubeve nga Serie A, mirëpo asnjë prej tyre nuk mendon t’i nisë bisedimet me ish-lojtarin e Bayern Munichut.
Gotze ka regjistruar 67 ndeshje për Gjermaninë duke shënuar 17 gola, duke përfshirë edhe golin e fitores në finalen e vitit 2014 të Kampionatit Botëror kundër Argjentinës.
Gjatë karrierës në Bundesliga, ai ka regjistruar 379 ndeshje dhe i ka shënuar 105 gola. /Telegrafi/