Aventura e dështuar e Mario Gotzes te Bayern Munichu është drejt fundit.
Heroi i Gjermanisë në kampionatin botëror ‘Brazili 2014’, është drejt largimit nga Bayerni pas hapësirave të pakta.
Është më se i mundshëm një rikthim i tij tek skuadra që e bëri yll, Borussia Dortmund e cila e kërkon si zëvendësim të Henrik Mkhitaryan.
Dortmund është i gatshëm të paguajë mbi 30 milionë euro për njërin nga lojtarët më të dashur për tifozët verdh e zinj.
Por për ta rikthyer në ‘Signal Iduna Park’, Dortmund duhet ta mposhtë konkurrencën e dy skuadrave angleze Tottenham Hotspurs dhe Arsenal për Gotzen. /Telegrafi/