Mesfushori i Bayernit, Mario Gotze, ka hedhur poshtë spekulimet për kalim te Liverpooli duke dhënë sinjal se dëshiron të mbetet në Gjermani.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ishte i lidhur me një transferim të mesfushorit, që luajti nën urdhrat e gjermanit në kohën sa ishin bashkë te Borussia Dortmundi.
Gotze kaloi te Bayerni më 2013, por pati problem të gjente vend në ekipin e parë dhe së fundmi u përfol se trajneri i ri Carlo Ancelotti planifikon ta largojë, por tani gjermani thotë se dëshiron të qëndrojë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
“Po mendoj për sezonin e ardhshëm në Munih dhe do të bëj gjithçka që të jem në formën më të mirë në ushtrimet e para nën urdhrat e Carlo Ancelottit”, citohet Gotze nga “Bild”, transmeton koha.net.
Gotze po ashtu thuhet se ka menduar edhe për rikthim te Dortmundi.