Telegrafi

Gotze flet për të ardhmen

Ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze, ka deklaruar se do të presë deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2016 për të vendosur për të ardhmen.

Gjermani ka pasur probleme të futet në ekipin e parë të Bayernit që prej rikthimit nga lëndimi në muajin shkurt.

Liverpooli besohet se është destinacioni i pëlqyer i lojtarit. Aty ai mund të bashkohet me ish-trajnerin e Dortmundin, Jurgen Kloppin.

“Tani për tani, nuk ka bisedime. Jo me klubin e as me trajnerin e ri Carlo Ancelottin. Akoma nuk kam orar të caktuar. Nuk mund të them nëse vendimi për të ardhmen do të merret para ose pas Kampionatit Evropian”, ka thënë Gotze për “Bild”, transmeton koha.net.

“E di se Mats Hummels ka thënë se dëshiron të vendosë para turneut, por Toni Kroos më 2014 kishte vendosur për Realin vetëm pas Botërorit. Gjithçka është e hapur”, ka shtuar ai.

Gotze iu bashkua Bayernit më 2013 pas largimit nga Dortmundit.