Mario Gotze ka përjetuar një stinor zhgënjyes te Bayern Munichu.
Mesfushori gjerman edhe përkundër që nuk ka luajtur shumë minuta është ftuar në Kombëtare nga trajneri Joachim Loew.
Ka qenë vetë trajneri i Gjermanisë, Joachim Low që ka thënë se Gotze duhet të largohet nga Bayerni sa më parë.
“Gotze nuk ka luajtur shumë mirëpo është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë. Ai është një hero i botërorit”.
“Pas kampionatit evropian shpresoj që të largohet nga Bayerni për të gjetur hapësira tek një tjetër ekip. Atij i duhet një aventurë e re për tu rikthyer i mëparshmi”, ka thënë Low.
Për mesfushorin e Bayernit interesim ka shprehur Liverpool por edhe Borussia Dortmund./Telegrafi/