Site icon Telegrafi

Gostivari qyteti me ajrin më të ndotur në Maqedoni

Sipas matjeve të fundit të stacioneve matëse për cilësinë e ajrit, Gostivari sonte është qytetet më i ndotur në Maqedoni.

Matjet tregojnë praninë e shumtë të grimcave PM10, e që është 10 herë mbi të lejuarën, përkatësisht 433 PM10, por edhe Tetova është në gjendje alarmante me 192 PM10, njofton Telegrafi Maqedoni. Krahas këtyre qyteteve, Shkupi në shumicën e stacioneve matëse del me ajër të ndotur.

Vjet por edhe këtë vit, qyteti i Shkupit disa herë ishte shalëhapur qyteti më i ndotur në Evropë dhe botë, ndërsa për shkak të ajrit të ndotur, ministria e Arsimit për dy ditë shtoi pushimin dimëror të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Opozita akuzon pushtetin se nuk po ndërmerr asgjë në tejkalimin e këtij problemi. Edhe nga organizatat joqeveritare që para  disa ditëve protestuan para Kuvendit të Maqedonisë dhe Qeverisë, thanë se pushteti duhet të ndërmarrë masa afatgjata për ndotjen e ajrit./Telegrafi/

Exit mobile version