Bayern Munich ka prezantuar mesfushorin gjerman Leon Goretzka.
Reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë ka qenë ndër mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
Juventus, Milan, Liverpool, Arsenal, Manchester City, Manchester United e Barcelona e donin futbollistin.
Por ai vendosi t’i bashkohej Bayernit dhe këtë do ta bëjë që nga stinori i ri.
Goretzka do të mbetet në Schalke edhe gjashtë muaj deri në përfundim të kontratës së tij.
Ai ka nënshkruar me Bayernin një kontratë katër vjeçare por që nuk është bërë publike paga e tij.
22-vjeçari ka shënuar katër gola në 11 ndeshjet e para këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Schalkes.
“Jemi shumë të lumtur që një futbollist i Kombëtares gjermane si Goretzka ka vendosur t’i bashkohet Bayernit”.
“Ai ka një të ardhme të ndritur dhe pavarësisht konkurrencës vendosi të bashkohet me ne”, ka thënë Rummenige pas prezantimit të Goretzkas. /Telegrafi/