Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus synon të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri më i ri në listën e bardhezinjve është ai i mesfushorit gjerman, Leon Goretzka.
21-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit organizator është duke u përcjellë nga agjentët e Juventusit.
Falë paraqitjeve të tija të mira, Goretzka është ftuar edhe në Kombëtaren e Gjermanisë.
Në Itali janë të bindur se Juventus do ta transferojë talentin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.
Besohet se Schalke do ta lë të lirë të largohet yllin e saj të ri për 25 milionë euro. /Telegrafi/