Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich po dëshiron të bëjë një skuadër me shumë futbollistë gjerman.
Emri i ri në listën e bavarezëve, është mesfushori i talentuar i Schalke 04, Leon Goretzka.
22-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Schalken dhe ka zgjuar interesimin e Bayernit.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni është futur fuqishëm në garë për transferimin e reprezentuesit gjerman.
Goretzka është në ndjekje edhe nga Juventus dhe Arsenal, por me hyrjen në garë të Bayernit, atëherë kampionët gjermanë janë favorizuar për transferimin e tij.
Gjermani ka kontratë aktuale me Schalken deri në vitin 2018 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Gjithsesi transferimi i tij mund të zyrtarizohet për 15 milionë euro. /Telegrafi/