Mesfushori i Schalke 04, Leon Goretzka këmbëngul se fjalët për një lëvizje të tij te Bayern Munich janë ‘absurditet i plotë’, ndërsa Juventusi, Milani dhe skuadrat angleze mbeten të interesuar për shërbimet e tij.
Mesfushori gjerman është në sezonin e fundit të kontratës së tij në Schalke dhe ka raportime të shumta që do të shkoj në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Megjithatë, vet Goretzka e ka mohuar të ketë marrëveshje me Bavarezët, ndërsa ka thënë se nuk ka marr ende asnjë vendim, pasi do ta bënte vet të ditur.
“Nuk ka marrëveshje, ky është absurditet i plotë”, ka thënë fillimisht Goretzka për gazetën gjermane Bild.
“Kuptoj, sigurisht, se kjo temë po i mban njerëzit e zënë. Unë e kam bërë të qartë se nëse bëhet një vendim, unë do ta njoftoj atë”.
“Duke parë që ende nuk është arritur ndonjë vendim, unë nuk mund t’ju them asgjë të re”.
“Nuk kam caktuar afatin. Vendimi varet nga shumë faktorë dhe nuk është e lehtë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/