Telegrafi

Goretzka kërkohet prej Cityt dhe Arsenalit

Leon Goretzka sipas revistës “Sport Bild”, për gjermanin interesohen Arsenal dhe Manchester City.

Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, e ka ndjekur prej muajsh 22-vjeçarin dhe është i mahnitur prej tij.

Ndërkohë, me performancat shumë të mira në Kupën e Konfederatave, Goretzka ka fituar edhe vëmendjen e trajnerit Pep Guardiola. Për të është thënë se ka interes edhe Jürgen Klopp, madje.

Schalke 04, ndërkohë, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari i saj. “S’kemi pse të telefonojmë ndokënd prej Goretzka-s. Padiskutim që nuk do ta largojmë”, – shprehet menaxheri i skuadrës blu, Christian Heidel.

Vlera aktuale e mesfushorit është rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/