Telegrafi

Gorenje Department Store do të hapet edhe në Pejë, punësohen mbi 75 punëtorë

Muaji tetor sjell Gorenje Department Store në qytetin e bukur të Pejës. Me hapjen e qendrës së pestë të GDS, si qendra më e bukur dhe më e madhe në qytetin e Pejës, e orientuar për familjarët, me një koncept magjepsës ndriçimi shumëngjyrësh dhe një arkitekturë spektakolare, do të prezantohen brendet: Gorenje – Teknika e Bardhë, Prity Kamina, BRW – Salloni i mobiljeve, OVS – Italian Fashion, Reno shoes, Star – dekore për shtëpinë tuaj, e duke vazhduar kështu me Pilot, FreeON,Carlton,V.I.P e shumë e shumë brende tjera evropiane.

E gjitha kompletohet në Rainbow Café si dhe lodrat për fëmijë ku familjarët dhe miqtë mund të pushojnë dhe të shijojnë specialitetet pa fund që ofrohen.

Me një lokacion në hyrje të qytetit, Gorenje Department Store vazhdon me ofrimin e ofertave të veçanta, duke sjell si gjithmonë kualitet dhe çmime të volitshme për klientët e saj.

Gorenje Department Store si një qendër tregtare me standarde ndërkombëtare do të punësoj mbi 75 punëtorë duke ndikuar kështu pozitivisht në nivelin e papunësisë në Kosovë. /Telegrafi/

Për përmbushjen e nevojave me staf punues ftojmë të gjithë të interesuarit/at të aplikojnë online përmes webfaqes: http://www.gntc-ks.com/index.php/aplikimi

Ose në rubrikën “Kërko Punë” të Portalit Telegrafi: https://telegrafi.com/kerkopune/?puna=6447