Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë se muri që po ndërtohet nuk do të rrënohet.
Sipas shpjegimit të tij për takimin me pjesëtarët e Qeverisë së Kosovës dhe BE-në, ata janë marrë vesh vetëm për ridizajnimin e murit.
“Përkundër asaj që ministrja për Dialog me Beogradin, Edita Tahiri, përhap të pavërteta duke thënë se muri do të rrënohet, dhe me këtë për të satën herë e shkelë marrëveshjen e arritur, pala serbe është e kënaqur me pajtimin për ridizajnim, e cila e them bindshëm, nuk parasheh rrënimin e murit”, ka thënë Rakiq për Tanjugun.