Site icon Telegrafi

Google zhvillon teknologjinë për të identifikuar përmbajtjet të abuzimit seksual me fëmijët

Ndalimi i përhapjes së materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, i njohur si CSAM, është një prioritet për kompanitë e mëdha të internetit, por një sfidë për ata të cilët duhet të identifikojnë dhe të largojnë përmbajtjen abuzive.

Siç duket kjo është arsyeja pse Google ka lansuar një softuer të inteligjencës artificiale i dizajnuar për të ndihmuar këta individë. Shumica e zgjidhjeve të teknologjisë në këtë fushë punojnë duke kontrolluar imazhe dhe video sipas një katalogu të materialeve abuzive të identifikuara më parë.

Softueri i ri i Google, duke përdorur ekspertizën e kompanisë do të ndihmon moderatorët duke renditur figurat dhe videot duke i dhënë prioritet përmbajtjes më të mundshme CSAM për rishikim.

Zëvendësdrejtori i Fondacionit Internet Watch, një nga organizatat më të mëdha të dedikuara për ndalimin e përhapjes së CSAM në internet, Fred Langford, tha se softueri do të ndihmonte ekipet si të vendosnin burimet tona të kufizuara në mënyrë shumë më efektive, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se për shkak të natyrës së ‘pretendimeve fantastike të bëra për inteligjencën artificiale’, IWF do të testojë mjetin e ri të Google në tërësi për të parë se si funksionon dhe përshtatet me rrjedhën e punës së moderatorëve.

Langford shtoi se mjetet si ky ishin një hap drejt sistemeve plotësisht të automatizuara që mund të identifikojnë materialin e paidentifikuar pa pasur fare ndërveprim njerëzor. Ai shtoi se mjeteve të tilla duhet t’i besohen vetëm rasteve të qarta për të shmangur lëshimin e materialeve abuzive përmes rrjetit. /Telegrafi/

Exit mobile version