Site icon Telegrafi

“Google” zbulon pa dashje “sekretet ushtarake” të Tajvanit!

Gjiganti i teknologjisë Google ka zbuluar aksidentalisht në publik imazhet e zonave ushtarake më të rëndësishme të Tajvanit përmes hartave më të fundit 3D.

Imazhet e hollësishme satelitore në hartat e reja të 3-D të Google-it kanë ekspozuar vendndodhjen dhe strukturat e bazës së mbrojtur raketore “Patriot” në rajonin Xindian. Imazhet madje tregojnë edhe llojet dhe modelet e raketave.

Infrastruktura e mbrojtjes në Byronë e Sigurisë Kombëtare dhe Byroja e Inteligjencës Ushtarake u zbuluan gjithashtu me detaje.

Zbulimet erdhën pasi Google nisi funksionin e ri të mërkurën, duke shfaqur terrenin tre-dimensional për katër qytete kryesore në Tajvan: Taipei, Taoyuan dhe Taichung, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve, përcjell oranews.tv.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Yen Teh-fa tha se u krijua një grup pune për të bërë të mundur ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mbrohet siguria kombëtare dhe vendet e fshehta që mund të jenë shënjestër nga Pekini në rast të ndonjë sulmi të armatosur.

“Në fakt, sfera e infrastrukturës së mbrojtjes në kohë paqeje nuk do të jetë e njëjtë me ato në kohë lufte”, vuri në dukje Yen, ndërsa përpiqej të siguronte publikun se ekspozimi nuk do të ndikojë në operacionet ushtarake të Tajvanit.

Exit mobile version