Telegrafi

Google Translate së shpejti mund të transkriptojë materialet me zë

Teknologjia e Google Translate, së shpejti do të bëhet edhe më praktike, nëpërmjet mundësisë së transkriptimit të materialeve me zë, sikur të jetë ndonjë përkthyes i gjallë.

Kjo mundësi do të jetë në dispozicion për përdoruesit e Android, brenda një kohe të shkurtër, ndërsa Google nuk ka bërë të ditur se kur mund të lansohet edhe për përdoruesit e iPhone, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni është i ngjashëm me mënyrën se si funksionon transkriptimi në kohë reale në Google Recorder, përveç që është gjithashtu duke përkthyer fjalët e folësit, në çfarëdo gjuhe të specifikuar dhe jo vetëm t’i transkriptojë ato.

Në këtë formë, nëse jeni në një mbledhje ose ligjërate, aplikacioni do të jetë në gjendje që, pothuajse në të njëjtën kohë, të krijojë një transkriptim të përkthyer të fjalëve të folësit derisa dëgjoni së bashku.

Deri më tani, Google nuk ka dhënë detaje se si funksionon aplikacioni Translate, por në një regjistrim të bërë gjatë një aktiviteti në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, shihet se si funksionon.

Në pamjet e shpërndara, shihet se transkripti sjellë një grup fjalësh të folësit dhe jo fjalët njërën pas tjetrës, duke dhënë kuptim sa më të plotë lidhur me temën e bisedës. /Telegrafi/