Site icon Telegrafi

Google do t’i japë 1,000 dollarë secilit punëtor që punon nga shtëpia

Google po planifikon që të rihapë zyrat e saja duke filluar nga 6 korriku, por shumë punëtorë mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia deri në muajin shtator ose gjatë tërë vitin e ardhshëm, pasi pandemia e COVID-19 kërkon distancim shoqëror.

Ndërkohë, kompania me qendër në Kaliforni do ta paguajë secilit prej punëtorëve të saj me 1,000 dollarë, pasi ata vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, përcjell Telegrafi.

Siç njofton shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, kompania po ndërmerr një “qasje graduale” për kthimin e punëtorëve në zyra.

Kur disa nga zyrat e kompanisë do të rihapen në muajin korrik, do të kthehen vetëm rreth 10 për qind e kapacitetit të punëtorëve.

Sipas Pichait, në muajin shtator, Google mund të shtojë deri në 30 për qind të kapaciteteve në zyrat e saja, por për shumicën e tyre, puna në zyrë do të jetë vullnetare për pjesën tjetër të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version