Telegrafi

Google do të lansojë inteligjencën artificiale në motorin e saj të kërkimit derisa kërkon të konkurrojë me Microsoftin

Google ka njoftuar se po lanson inteligjencën artificiale gjeneruese (AI) në motorin e saj kryesor të kërkimit.

Kjo vjen pasi Microsoft inkorporoi teknologjinë GPT-4 në motorin e tij të kërkimit Bing në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.

“Search Generative Experience” që do të jetë pjesë e Google – do të krijojë përgjigje ndaj pyetjeve të hapura, tha kompania.

Megjithatë, sistemi do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish dhe është ende në fazën “eksperimentale”.

“Ne po i riimagjinojmë të gjitha produktet tona kryesore, duke përfshirë kërkimin”, tha Sundar Pichai, shefi i kompanisë mëmë të Google, Alphabet.

Kompania gjithashtu foli edhe për chatbotin Bard, shërbimi i tij eksperimental i bisedës, që thotë se do ta lansojnë në anglisht në 180 vende dhe territore.

Google gjithashtu potencoi se chatboti së shpejti do të jetë në gjendje t’ju përgjigjet kërkesave me imazhe, si dhe me tekst. /Telegrafi/