Google ka njoftuar se do të kufizojë gjurmimin e reklamave në telefonat Android, një veprim që mund të ketë pasoja të mëdha në industrinë e reklamave.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti i teknologjisë po ndjek hapat e rivalit të tij, Apple, që tashmë po kufizon sasinë e të dhënave që kompanitë mund të mbledhin nga përdoruesit e iPhone.
Megjithatë, Google thotë se do të marrë një qasje pak më pak ekstreme.
Si fillim, nuk do t’i zbatojë ndryshimet për dy vjet të tjera. Thuhet se kjo do t’i japë kohë për të zhvilluar sisteme të reja reklamimi që mbrojnë privatësinë në të njëjtën kohë me shërbimin e reklamave të synuara.
Ndryshe nga platforma iOS e Apple, Android është me burim të hapur dhe i fragmentuar. /Telegrafi/