Google ka njoftuar se do të fillojë testimin e një programi të ri për të bllokuar “cookie-t” në Chrome, të cilat faqet e internetit i përdorin për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve.
Programi i ri i quajtur “Mbrojtja nga Gjurmimi”, do të fillojë të testohet që nga 4 janari i vitit 2024.
Sipas Google, rreth 1 për qind e të gjithë përdorueseve të Chrome do të zgjidhen rastësisht për të testuar programin.
Por, nëse hasni në ndonjë problem, do të keni mundësinë për të ri-lejuar përdorimin e cookie-ve.
Kompania gjigante teknologjike, Google planifikon të shtrijë përdorimin e këtij programi për të gjithë përdoruesit në gjysmën e dytë të vitit 2024.
Kjo lëvizje ka për qëllim të adresojë shqetësimet në lidhje me privatësinë dhe gjurmimin në internet, duke siguruar një eksperiencë më të sigurt për përdoruesit e saj. /Telegrafi/