Google sot ka lansuar edhe gjeneratën e re të pajisjes e cila bën transmetim të përmbajtjes, raporton CNN.
Versionin e ri të pajisjes së saj interesante Google e ka quajtur Chromecast Ultra. Deri më tani Google ka thënë se ka arritur të shesë mbi 30 milionë njësi të Chromecast, e cila mbështet edhe cilësinë e fotografisë në 4K.
Këtë vjeshtë, Chromecast Ultra do të jetë në dispozicion në treg për 69 dollarë, sikurse edhe është paralajmëruar më herët.
Funksioni kryesor i Google Chromecast është që pas vendosjes së saj në televizorin tuaj përmes kabllos në portin HDMI të ua mundësojë juve të lëshoni përmbajtje të zgjedhur nga kompjuteri ose telefoni juaj mobil.