Në fund të muajit të kaluar, Google iu përgjigj njoftimit të Apple për eventin e saj të lansimit të 12 shtatorit, duke zbuluar se Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do prezantohen zyrtarisht me 4 tetor.
Ka kaluar pak më tepër se një javë nga ai moment, dhe veçse duket se Google nuk mund t’i mbajë brenda emocionet e eventit në ardhje.
Gjatë ditës së djeshme Google publikoi dy video “teaser”. Videoja e parë është “teaser-i” më i duhur nga të dy, duke treguar pamje shumë të shpejta të produkteve duke përfshirë Pixel Watch 2 dhe Pixel 8 Pro, transmeton Telegrafi.
Por megjithatë kjo nuk ishte e mjaftueshme, dhe rreth një orë më vonë Google e postoi edhe një tjetër “teaser”, e cila duket se është çfarëdo tjetër pos një “teaser-i”. Është pothuajse një zbulim i plotë i produktit në 23 sekonda.
Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do ta mbajnë dizajnin e njëjtë sikur paraardhësit e tyre, me disa përmirësime të vogla. Pro, për shembull, thuhet se do ta shtojë një termometër me rreze infra të kuqe në pjesën e pasme, por nuk dihet arsyeja e saktë.
Tani nëse e kthejmë vëmendjen te Pixel Watch 2 në videon e parë, është pak a shumë një rast i “deja vu” – a nuk duket njëjtë edhe Pixel Watch-i origjinal?
https://youtu.be/u_uap-98Knw
Nga GSM Arena shkruajnë se ata shpresojnë që përmirësimet me këtë të qëndrojnë nën kapak – dhe tutje shtojnë se me këtë ata nënkuptuan përmirësimin e “jetëgjatësisë së baterisë”. /Telegrafi/