Motori i kërkimit “Google”, është shënjestra e radhës e presidentit Donald Trump. Ai e ka akuzuar platformën si të trukuar dhe se ka ndërtuar mekanizma dashakeqëse ndaj tij.
Përmes statuseve në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se rezultati i kërkimit me fjalët “Trump News” tregojnë vetëm njoftime të rreme nga media që pozicionohen kundër tij.
Në një tjetër postim Trump ka vijuar sulmin duke shtuar se “96% e rezultateve, kur kërkon për emrin e tij në Google vjen nga mediat kombëtare të së majtës, dhe kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.
Sipas presidentit amerikan, përcjell oranews.tv, motori i kërkimit po shtyp zërat e konservatorëve dhe po fsheh informacionet dhe lajmet e mira rreth tij.
Më parë gjatë korrikut ai kishte cilësuar Google-n si një nga kompanitë më të shkëlqyera që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë.
Prej kohesh duket se presidenti Trump ka nisur një fushatë sulmi kundrejt mediave, me parë ai ka akuzuar edhe Facebook për qëndrime anti Trump dhe se i jep vizibilitet me shumë mediave që janë kundër tij si CNN, Washington post, New York Times e të tjerë.