Google po ndryshon politikën e saj të punës nga shtëpia, ku kërkon që të kthejë punëtorët në zyre.
Gjiganti i teknologjisë do t’i lejojë punëtorët të punojnë nga shtëpia për më shumë se 14 ditë në vit, nëse ata aplikojnë për këtë.
Google ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia, nga momenti i shfaqjes së pandemisë COVID-19.
“Tani ka kaluar një vit që shumë prej nesh kanë punuar nga shtëpia dhe mendimi për t’u kthyer në zyrë mund të jep emocione të ndryshme”, tha shefja e operacioneve në Google, Fionna Cicconi, përcjell Telegrafi.
Kompania aktualisht po përgatitet për një rikthim të gjerë, deri sa punëtorët do të jenë në zyrë për të paktën tre ditë në javë.
Deri në muajin shtator, periudha fillestare e kthimit do të jetë vullnetare pasi zyrat me kapacitete të kufizuara.
Google po këshillon punëtorët të vaksinohen kundër COVID-19, por thotë se nuk po e bën atë të detyrueshëm për kthimin e tyre në vendin e punës. /Telegrafi/