Site icon Telegrafi

Google promovon kamerën e telefonit të ri, duke e nënvlerësuar atë të ‘Phone X’ (Foto)

Reklama e promovuar së fundmi nga Google, dëshiron të tregojë se kamera e Pixel 3 mund të bëjë fotografi shumë më të mira gjatë natës, se sa ajo e ‘Phone X’ që sipas të gjitha gjasave, besohet të jetë për iPhone XS.

Marvin Chow që është zyrtar i lart në marketingun e Google, ka shpërndarë imazhet, që thuhet të jenë bërë në të njëjtën hapësira gjatë natës, vetëm se me telefona të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, kamera e integruar në Pixel 3 është aq e avancuar, sa që merr pamje shumë të kjratra, megjithëse në errësirë të konsiderueshme, gjë që nuk ndodhë edhe me pajisjen nga prodhuesi rival.

Asnjë prej kompanive nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për atë që po konsiderohet si nënvlerësim, i cili është kritikuar prej entuziastëve të kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version