Google i Alphabet (GOOGL.O) të mërkurën lansoi telefonat inteligjentë Pixel 8 dhe një orë të re inteligjente.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Google përforcoi linjën Pixel me procesorin e tij më të fundit celular, Tensor G3, i cili sjell disa modele të mësimit të makinerive dhe gjenerimit të Inteligjencës Artificiale në pajisje.
Karakteristikat e AI mund të ndihmojnë përdoruesit me fotografimin, përmbledhjen e faqeve në internet dhe bllokimin e thirrjeve të padëshiruara, thanë drejtuesit në ngjarjen “Made by Google” në Nju Jork të mërkurën.
Dhe Pixel 8 Pro i nivelit më të lartë ka një sensor të temperaturës.
Për këtë, siç thuhet më tej, Google ka paraqitur një aplikim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të mundësuar që aplikacioni i Termometrit të matë temperaturën e trupit.
Çmimi për Pixel 8 fillon nga 699 dollarë dhe Pixel 8 Pro nga 999 dollarë, 100 dollarë më i shtrenjtë se modelet e gjeneratës së mëparshme.
Ata do të jenë të disponueshme nga 12 tetori.
Veç këtyre, kompania lansoi Google Watch 2, një përmirësim i orës së parë inteligjente të lansuar në tetor të vitit të kaluar – duke filluar nga 349 dollarë.
Ajo thuhet se vjen me veçori të avancuara të gjurmimit të shëndetit të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale. /Telegrafi/