Site icon Telegrafi

Google po ndryshon mënyrën e blerjeve online me inteligjencën artificiale

Google po përpiqet gjithashtu të bëjë blerjet në internet më të lehta duke lejuar klientët potencialë të shohin se si mund të duket tek ata një pjesë e veshjes për të cilën janë të interesuar.

Ata njoftuan këtë aftësi të krijuar nga e njëjta formë e inteligjencës artificiale që mbështet chatbots dhe mjetet e krijimit të fotografive, raporton cnn.

Përdoruesit, d.m.th. klientët do të jenë në gjendje të shohin se si duket veshja në forma të ndryshme trupore. Përveç kësaj, do të jetë më e lehtë të gjesh një gardërobë të ngjashme. Kjo është pjesë e përgjigjes së Google ndaj mjeteve të ndryshme të AI, kryesisht ChatGPT i cili ka pasur sukses të konsiderueshëm.

Ata njoftuan se kanë zhvilluar aftësinë për të provuar virtualisht një gardërobë, duke përdorur foto të më shumë se 80 modeleve që qëndrojnë në pozicione të ndryshme, për të gjitha madhësitë e veshjeve.

Fillimisht do të jetë në dispozicion për gratë që synojnë të blejnë produkte nga Anthropology, Loft, H&M dhe Everlane. Synimi është që ky opsion së shpejti të jetë i disponueshëm edhe për këmishët e meshkujve dhe që me kalimin e kohës të jetë më i saktë.

Google nuk është e vetmja kompani që ka vendosur për këtë përmirësim të tregtisë online. Amazon po eksperimenton gjithashtu me inteligjencën artificiale për të lehtësuar tregtinë në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version