Site icon Telegrafi

Google po kritikohet për monopol në “Cookies”

“Pavendosmëria” e Google mbi atë sistem që dëshiron të zëvendësojë “cookies” është kritikuar nga disa në industrinë e reklamave.

Ajo vjen pasi gjiganti i teknologjisë tha se një sistem i ndjekjes së përdoruesve të bazuar në interes, Topics, do të zëvendësonte tani propozimin e tij të mëparshëm, Floc.

Një drejtues marketingu tha se “Kjo pavendosmëri konstante nuk sjell besim”, raporton bbc.

“Cookies” e palëve të treta përdorin historinë e shfletimit të njerëzve për të synuar reklamat që më pas i ndjekin ato nga një ueb-faqe në tjetrin.

Mbrojtësit e privatësisë dhe rregullatorët kanë luftuar gjithnjë e më shumë kundër tyre.

Dhe Google ka rënë dakord të kufizojë numrin e tyre në faqet e internetit të qasshme nëpërmjet shfletuesit Chrome, i cili zotëron rreth 65 për qind të pjesës së tregut.

Fillimisht kishte planifikuar t’i bllokonte ato nga ky vit, por e shtyu lëvizjen deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version