Site icon Telegrafi

Google po e mbyll ‘Panelin’ për Assistant Driving Mode

Në fillim të kësaj jave, Google na tha se integrimi i Maps në “Assistant Driving Mode” po largohet. Konfirmimi i kompanisë pas një njoftimi të “sunset” që zbuluam në aplikacionin Google doli të ishte i pasaktë dhe Google tani na thotë se po mbyll të gjithë panelin e modalitetit i cili u bë i disponueshëm në I/O 2019.

Google fillimisht na tha se po mbyllte kartën e Hartave që shfaqet në krye të panelit të modalitetit të drejtimit, i cili u lansua më shumë se një vit më parë, raporton 9to5google, transmeton Telegrafi.

Google tani na thotë se do të mbyllë të gjithë panelin e “Assistant Driving Mode” më 21 nëntor.

Ky ekran bazë përmban sugjerime mediatike dhe qasje të shpejtë te kontrollet audio, si dhe “shortcut” për telefonatat dhe dërgimin e mesazheve.

Kjo qasje ose nga një “shortcut” i ekranit bazë ose “Hej Google, nis modalitetin e drejtimit”.

Përvoja e optimizuar për makinën në Google Maps për Android, të cilës Google i referohet gjithashtu si “Driving Mode”, nuk do të largohet.

Kompania është duke u fokusuar në këtë dhe zbulon se shumica e njerëzve gjithsesi po përdorin pikërisht atë. /Telegrafi/

Exit mobile version