Site icon Telegrafi

Google Pixel sjell procesorin Snapdragon 821

Pas rrëmujës që ka bërë Samsung me Galaxy Note 7, duket se hapësira e Android ka nevojë për një kapiten të ri.

Sipas Android Police, telefonat Google Pixel do të jenë të parët që do të përdorin procesorin e ri dhe të përmirësuar të Qualcomm, Snapdragon 821.

Kjo risi e kombinuar me specifika tjera të përmirësuara mund ta bëjë këtë telefon, telefonin më të fuqishëm Android në planet, pas lansimit të pajisjes muajin e ardhshëm.

Snapdragon 821 premton të jetë një procesorë shumë më i sofistikuar se parardhësi i tij, Snapdragon 820.

“821 është dizajnuar të shpërndajë më shumë shpejtësi, performancë më të mirë të aplikacioneve dhe ruajtje më të mirë të baterisë duke krijuar hapësirë për pajisjet që përdorin këtë procesor të japin performancë sa më të mirë, në tregun me konkurrencë të lartë.” – thuhet në deklaratën promovuese nga Qualcomm.

Sipas të gjitha gjasave, do të jetë Google Pixel XL që do të ketë procesorin e ri nga Qualcomm.

Exit mobile version