Google tashmë e ka konfirmuar ngjarjen e tyre të radhës dhe kjo do të thotë se ne kemi tashmë një datë për lansimin zyrtar të Google Pixel 4.
Ngjarja tjetër ‘Made By Google’ do të mbahet më 15 tetor në New York City.
Kjo ngjarje ka të ngjarë të sjell Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL.
Priten gjithashtu produkte të tjera të prodhuara nga Google ose versione të reja të disa prej produkteve të tyre më të njohura.
Transmetimin e drejtpërdrejt mund ta shihni në YouTube.
Disa nga lansimet e ardhshme që priten, përfshijnë Chromebook-un e ri Atlas dhe një Nest mini të gjeneratës së dytë. /Telegrafi/