Alphabet që është kompania mëmë e Google njofton se brenda tremujorit të tretë të vitit 2021, ka fituar 53 miliardë dollarë nga reklamat.
Të ardhurat e kompanisë u rritën 41 për qind, shifra më e madhe e të ardhurave të saj në 14 vjet, përcjell Telegrafi.
Google ka gjeneruar 21 miliardë dollarë, gati tre herë më shumë se që ishte raportuar para pandemisë COVID-19.
Kompania ka pasur rritje të çmimit të aksioneve me 57 për qind, duke e bërë kompaninë performuese më të mirë krahasuar me Facebook, Apple, Amazon dhe Netflix.
Fitimi tremujor arriti në 27.99 dollarë për aksion, duke thyer projeksionet prej 24.08 dollarë për aksion.
Analistët kanë shprehur shqetësimin se ndryshimet e privatësisë të zbatuara nga Apple po ndikojnë në shpenzimet, por biznesi i kërkimit i Google është më pak i prekur ngase zotëron sistemin operativ Android. /Telegrafi/