Site icon Telegrafi

Google nderon shqiptarët në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka nderuar shqiptarët në ditën më të rëndësishme historike të kombit.

Google ka ndryshuar kopertinën e saj kryesore, duke vendosur flamurin e Shqipërisë që valëvitet.

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Kështu, 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Exit mobile version