Site icon Telegrafi

Google ndalon 25 aplikacione të tjera Android – fshini ato tani ose paguani çmimin

Aplikacionet e bllokuara kohët e fundit nga Google pretendojnë të ofrojnë shërbime ‘miniera’ për kriptovaluta që sjellin para, nëse paguani një tarifë mujore.

Bazuar në analizën e Lookout, vlerësohet se kriminelët kanë mashtruar më shumë se 93,000 njerëz dhe kanë vjedhur të paktën 350,000 dollarë.

Gjithsej 25 aplikacione u hoqën nga Google Store zyrtar me një paralajmërim nga Lookout se më shumë se 100 aplikacione janë akoma të disponueshme përmes dyqaneve të pavarura që lejojnë ngarkimin e aplikacioneve në pajisje nga burime të pasigurta.

Sapo u pa problemi, Google menjëherë hoqi këto aplikacione nga Google Play:

Top Coins • Mr Bitcoin • Star BTC • Bitcoin Burn • Moon BAT • Bito Holic • Bito Hash • BitHash • Multi Coins • BitcoinCash Miner • Airdrop • Bright Miner • Pink BTC • XMR Miner • COIN Master • ETHMINER PRO • crypto cloud mining pro • Btc Miner pro • Bito Miner • Mining Machine • BTC CLOUD • BTC Cash • Black Crypto • Cloud Mining • Crypto Pro-Miner

Po mendoni të përdorni aplikacione të kriptovalutave? Këtu janë disa këshilla të mirat:

Njihni zhvilluesit që qëndrojnë prapa aplikacionit. Çfarë certifikatash ose kredencialesh kanë, çfarë aplikacionesh të tjera kanë ndërtuar, a ka kompania një faqe në internet dhe a mund t’i kontaktoni?

Instalo nga dyqani zyrtar i aplikacioneve. Megjithëse mashtrimet janë të vështira për t’u zbuluar, shkarkimi nga një dyqan zyrtar zvogëlon rrezikun e shkarkimit të virusëve.

Lexoni termat dhe kushtet. Shumica e aplikacioneve të mashtrimit ose kanë informacion të rremë. /Telegrafi/

Exit mobile version