Telegrafi

Google Maps tani llogarit edhe tarifat e udhëtimit

Aplikacioni Maps i Google ka një veçori të re që vlerëson koston e tarifave në një itinerar të caktuar.

Funksioni filloi të shfaqej në pajisjet iOS dhe Android, dhe Google e njoftoi atë në muajin prill.

Përllogaritja e kostos së tarifave bazohet në “informacionin konfidencial të marrë nga autoritetet lokale” dhe përfshin numrin e stacioneve të pagesës dhe orën e ditës.

Nga ana tjetër, opsioni i shmangies së taksave gjatë llogaritjes së rrugëve është ende i disponueshëm.

Google Maps paralajmëroi më parë për tarifat, por nuk e llogariti shumën e tyre.

Deri më tani, funksioni i ri është i disponueshëm në 2000 rrugë në SHBA, Indi, Japoni dhe Indonezi në aplikacionet iOS dhe Android dhe së shpejti do të zgjerohet në më shumë vende. /Telegrafi/