Policia në Spanjë ka arrestuar dy persona në lidhje me një rast të personave të zhdukur, pasi Google Maps fotografoi dikë që me sa duket ngarkonte një diçka në bagazhin e një veture.
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në lidhje me zhdukjen dhe vdekjen e një burri të zhdukur, ka njoftuar policia në një deklaratë.
Bëhet e ditur se një i afërm i burrit e raportoi atë të zhdukur në nëntor të vitit të kaluar pasi mori mesazhe të dyshimta nga telefoni i tij.
Edhe pse më parë dyshja flisnin shpesh, burri papritmas i tha të afërmit të tij se kishte takuar një partnere të re dhe se do të lëvizte në një pjesë tjetër të vendit, andaj po hiqte qafe telefonin.
Raporti nxiti një hetim gjatë të cilit policia zbuloi imazhin e Google Maps, i cili tregon një automjet të përdorur në krim, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, imazhi, i cili ende shfaqet në Google Maps, është marrë në rrugët e Tajueco, një fshat i vogël në provincën e Soria në rajonin Castile dhe Leon në veri të Spanjës, në tetor.
Ai tregon një person të përkulur në bagazhin e një veture të kuqe.
Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Google Maps kishte vizituar vizituar Tajueco për të përditësuar imazhet e fshatit që nga nëntori 2009.
Më 12 nëntor, policia arrestoi ish-të dashurën e të zhdukurit, si dhe një burrë tjetër, duke pretenduar përfshirjen e tyre në vdekjen dhe zhdukjen e burrit.
Hetimi vazhdon. /Telegrafi/