Pas arritjes në Android në fund të muajit korrik, ridizajnimi për Google Maps tashmë ka arritur tek përdoruesit e iPhone.
Aplikacioni Google Maps për iOS ka “ra” nga pesë skeda në tre.
Karakteristika “Shko” është zhdukur, por ju mund ta përdorni atë nga skeda “Ju” përmes listës së re “Udhëtime të ruajtura”.
Për më tepër, skeda e mesme më parë quhej “Saved”, dhe tani në atë vend ka mbetur vetëm ikona “bookmark”.
Në pjesën e sipërme ka skeda për njoftimet dhe mesazhet, të cilat më parë ishin pjesë e skedës “Përditësimet”, e cila tani është hequr.
Skeda e fundit është “Kontribuo” dhe mbetet ashtu siç ishte.
Google beson se ky ridizajn do ta bëjë më të thjeshtë përdorimin e aplikacionit, pra ndërfaqen “më të pastër”, dhe pamja e re është e disponueshme në versionin e Google Maps për iOS 6.129.1. /Telegrafi/
Google Maps iOS redesign drops to 3 tabs for a cleaner look.#Google #iOS18 #Android15 pic.twitter.com/oPpyKV1xAq
— choqao (@choqao) August 22, 2024