Me 492.6 miliard dollarë, Google i ka marre vendin e pare Apple-s, vlera e se cilës shënon 492.2 miliard dollarë.
Edhe ne shkurtin e kaluar, Google kish arritur qe t’i merrte vendin e pare kompanisë nga Cupertino, por rritje e titujve te saj ne ditët e para te pranverës, kish bere qe Apple te rifitonte vendin e pare.
Specialistet e burse mendojnë se ne këtë ulje te vlerës se Apple kane ndikuar dyshimet ne lidhje me ecurinë dhe suksesin e iPhone, shitjet e te cilave kohet e fundit kane pësuar rënie.
Me 401 miliardë, ne vendin e trete ndodhet Microsoft, ne te katërtin Exxon Mobil me 371 dhe me pas Berkshire Hathaway me 352, Amamzon me 340 miliardë dollarë ndodhet ne vendin e gjashte./Telegrafi/